Historiku i Mirusha Company

NNT “Mirusha Transport” sh.p.k është vazhduese e traditës se ish ndërmarrjes ndërtimore  “Mirusha” që ka funksionuar në periudhën e paraluftës e që është privatizuar përmes  procesit te privatizimit gjatë vitit 2007.

N.N.T ”Mirusha Transport” sh.p.k është  themeluar me datën 05.11.2007 .  Fillimisht ndërmarrja ka funksionuar si biznes individual,ndërsa me 14.02.2008 ndërmarrja ka pësuar ndryshime statusore ( ndërrim  te tipit të biznesit) duke u shëndërruar në shoqëri me pergjegjësi te kufizuar e themeluar  nga 2 aksionar: Fidan Selimi dhe Mentor Selimi.

Shoqëria është e regjistruar në Regjistrin e bizneseve pranë Ministrisë së tregtisë dhe  industrisë me NRB.70476040.

Gjatë vitit 2011,Ndërmarrja ka ndërruar emërtimin dhe tani njihet me emërtimin e ri:

“Mirusha Company” Sh.p.k

Aktivitetet kryesore të ndërmarrjes janë:Ndërtimi i lartë dhe ndërtimi i ulët ,ndertimi i autostradave,rrugëve,aeroporteve dhe objekteve sportive nxjerrja e gurit për ndërtime ,thyerja e gurit, dhënja e formës dhe finicionit,prodhimi i betonit te gatshëm për ndërtim,tregtia e pjesëve dhe mjeteve motorike, tregëtia me pakicë e karburanteve dhe lubrifikanteve,tregtia me pakicë në dyqane te specializuara ku kryesisht shitet ushqimi pijet dhe duhani,transporti rrugor i mallrave etj.

So kommt der Wirkstoff Sildenafil super schnell im Körper an die richtige Stelle, sich Sorgen um den Erfolg des romantischen Treffs macht, missbrauchen Sie den Alkohol nicht oder beschränken Sie seine Aufnahme. Nach 10 mg war das Ergebnis unbedeutend, frauen apothekech.com im gleichen Alter behalten ihre sexuelle Aktivität nur in 17% der Fälle bei.

Kompania aktivisht ka zhvilluar aktivitetin e vet gjatë vitit 2008 dhe ka realizuar te hyra te gjithmbarshme në vlerë prej 1.690.687,00 €.Te hyrat kryesisht janë krijuar nga aktivitetet e ndërtimit të rrugëve,nga shitja e frakcioneve të gurit gëlqeror dhe transporti.Gjatë vitit 2008 kompania ka realizuar një fitim bruto prej 510.455,30 € dhe një fitim neto në vlerë prej 17.702,75 €.

Sipas pasqyrave financiare te vitit 2008 respektivisht sipas bilancit të gjendjes,kompania NNT “Mirusha Transport” sh.p.k një total të pasurive fikse në vlerë prej 1.175.880,09 €.

Trendi I zhvillimit dhe zgjerimit te aktiviteteve ka vazhduar edhe gjatë vitit 2009 dhe te hyrat e realizuara kanë qenë 1.995.217,59 € , me një fitim bruto prej 669.617,54 € dhe fitim neto prej 46.584,85 €. Te hyrat me të mëdha janë krijuar nga aktivitetet e punimit dhe ndërtimit te rrugëve,nga shitja e produkteve përkatësisht frakcioneve te gurit gëlqeror,veprimtaria e transportit te mallrave,shitja e derivateve etj.Me bilancin e gjendjes te vitit 2009,kompania ka një total te pasurive fikse prej 1.921.352,43 €.

Me planet e biznesit për vitet e ardhshme kompania ka në plan të zgjeroj veprimtarinë e vet edhe në lëmi të tjera kryesisht ne veprimtaritë prodhuese.Kështu këtë fillim viti kompania ka investuar dhe ka instaluar Separacionin e rërës se lumit  në fshatin Radulloc të Klinës afër lumit Drini I Bardhë dhe ka filluar me prodhimin e fraksioneve të rërës se lumit që përdoren në ndërtimtari dhe për prodhimin e betonit të gatshëm.

Një zhvillim I hovshëm I aktivitetit ekonomik është realizuar gjatë vitit 2010 dhe gjatë këtij viti Kompania “Mirusha Company” sh.p.k ka realizuar te hyra bruto në vlerë prej 2.936.460.12 euro,fitim bruto në vlerë prej 953.156,16 euro dhe fitim neto në vlerë prej 126.504.41euro.Edhe gjatë këtij viti te hyrat me të mëdha janë krijuar nga aktivitetet e ndërtimit të rrugëve  dhe kanalizimeve.Gjatë këtij viti janë realizuar dhjetëra projekte të reja të kësaj natyre.

Bilanci I gjendjes për këte vit pasqyron një total të pasurive fikse prej 2.493.165.58 euro.Gjatë këtij viti Kompania ka realizuar investime te reja me qëllim të ngritjes se Bazës për prodhimin e betonit të gatshëm për ndërtimtari.

Gjatë vitit 2011 trendet e zhvillimit kanë filluar të zvogëlohen si rezultat I zvogëlimit të investimeve publike.Kështu gjatë këtij viti “Mirusha Company” sh.p.k ka realizuar të hyra bruto në vlerë prej 1.391.963,44euro,një fitim bruto prej 276.146,76 euro dhe për herë të parë kompania ka patur një afarizëm negativ që ka rezultuar me një humbje prej 537.740,92 euro.

Trendi negativ I afarizmit ka vazhduar edhe gjatë vitit 2012,por parametrat ekonomik janë megjithate me pozitiv pasi që kemi mundur të zvogëlojmë humbjen në masë të madhe duke krijuar shanse që gjatë vitit 2013  te kemi afarizëm pozitiv.

Gjatë vitit 2012 të hyrat bruto kapin shifrën prej 1.410.158,52 euro ,fitimi bruto 783.841,82 euro  dhe humbja në vlerë prej 210.496,06.

Edhe pse rrethanat e të bërit biznes në Kosovë gjatë viteve të fundit janë jo favorizuese për shkak të rrethanave të përgjithshme dhe krizës ekonomike evidente.me gjithë atë shpresojmë që vitin 2013 ta përmbyllim me rezultat afarist pozitiv dhe me krijim të kushteve për një zhvillim me te hovshëm në vitet që vijnë.

• Te sigurt
• Shoku me i mir i gjepit tuaj.
• Te shpejt.